Nominimi me zingjir: Banori i ri i BBV tregon pse shpëtoi Beniadën

Arbër Sulstarova është një ngaa 5 banorët e fundit që i është bashkangjitur shtëpisë së famshme.
Ani pse është veç fillimi përvoja e tij në BBV po ecën mjaft mirë dhe po pëlqehet mjaft shumë nga publiku.

Marketing

Ditë më parë tenisisti shqiptar kishte pasur mosmarrëveshje me Xheisarën të cilën nuk e lejoi ta përkëdhelë, duke thënë se është i dashuruar dhe ka dikë jashtë.

Dyshja u bën mjaft të përmendur në mediat rozë por më pas u sqaruan.

Teksa mbrëmë gjatë transmetimit live të formatit BBV, nominimi i banorëve është bërë me formën e zingjirit.

Ajo që habiti të gjithë ishte veprimi i Arbrit i cili zgjodhi ta shpëtojë Beniadën derisa të gjithë prisnin se do shpëtonte një nga banoret e reja.

Ndërsa sot Arbri i ka treguar Beniadës se pse e zgjodhi atë, duke i thënë se e pëlqen për pozitivitetin e saj.

https://www.instagram.com/p/CYwpzrNB3su/?utm_source=ig_embed&ig_rid=994bf4de-6927-4571-9440-152bce1f2e3c