Ballina __kateg Normalizohet komunikacioni në aksin rrugor Veles – Shtip

Normalizohet komunikacioni në aksin rrugor Veles – Shtip

Normalizohet komunikacioni në aksin rrugor Veles – Shtip, njoftoi Lidhja Automote e Maqedonisë. Paraprakisht, nga LAMM njoftuan se ky aks rrugor është mbyllur prej orës 17:45 për shkak të dukshmërisë së ulur nga zjarri te Deponia e qytetit. Prej orës 18:15 komunikacioni në aksin rrugor Veles – Shtip zhvillohej në një korsi.

Marketing

Nga LAMM, gjithashtu, informuan se për shkak të dukshmërisë së ulur nga zjarri, prej orës 16 është ndërprerë aksi rrugor Koçan – Vinicë – Berovë.

LAMM, mes tjerash, njofton se në vendkalimin kufitar Tabanoc për shkak të frekuencës së rritur të automjeteve, koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga shteti është rreth 30 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Exit mobile version