NP “Higjiena Komunale”, fillon aksionin për mbledhjen e mbetjes së vëllimshme në të gjitha komunat e Shkupit.

Në periudhën prej 18 deri 22 maj të vitit 2021, NP Higjiena Komunale – Shkup do të kryejë aksion për mbledhjen e mbetjes së vëllimshme në të gjitha komunat e Shkupit.

Marketing

Në kuadër të aksionit, Ndërmarrja do të vendosë enë të veçanta në të cilat qytetarët do të mund t’i hedhin mobiliet e vjetra dhe mbetjen nga pajisjet elektrike dhe elektronike.

,,Ligji për pastërti publike i RM-së ndalon hedhjen e mbetjes së vëllimshme në sipërfaqe publike, mbase hedhja e saj e pandërgjegjshme rezulton në krijimin e deponive të egra. Për këto arsye vendosëm që banorëve të qytetit të Shkupit t’ua ofrojmë mundësinë mbetjen e tyre të vëllimshme ta hedhin në enë të veçanta që do të vendosen në afërsi të menjëhershme të shtëpive të tyre. I ftojmë qytetarët ta shfrytëzojnë mundësinë për hedhjen e mbetjes së vëllimshme në kuadër të aksionit i cili njëkohësisht do të zhvillohet në të gjitha komunat e Shkupit.” – u shpreh drejtori i NP Higjiena Komunale – Shkup, Abdusamed Shabani.

Kontejnerët e destinuar për hedhjen e mbetjes së vëllimshme do të vendosen në vendet në vijim:

Komuna e Butelit

1. Shkupi Veri – te Stokomak

2. Butel 2 – në pllajën te xhamia

3. Mes hyrjes 1 dhe 2 në Radishani

3. Përballë kishës së Shën Jovan te transformatori në Butel 1

Komuna e Aerodromit

Rajoni: vendbanimi: Jane Sandanski

1. bul ASNOM nr. 68

Rajoni: vendbanimi: Aerodromi i vjetër

2. rr. Kosta Novakoviq nr.48 (23 tetori nr. 29)

Rajoni: vendbanimi: Novo Lisice

3. bul. Video Smilevski Bato nr. 19

Rajoni: vendbanimi: Novo Lisiçe

4. bul ASNOM Nr. 5 (te “Ramstor”)

Komuna e Çairit

1. kryqëzimi midis bul. Cvetan Dimov dhe rr. Kosta Abrasheviç

2. rr. Ferid Murad, pranë shkollës së mesme Cvetan Dimov, afër Ngrohtores Veri

3. rr. Krste Asenov nr. 5 te kontejnerët (pranë çajtores Pajton)

4. kryqëzimi midis rr. Dizhonska dhe rr. Brigada e Dytë Maqedonase (te kontejnerët)

Komuna e Karposhit

1. Taftalixhe 2, në rrugën “Zhenevska” (stacioni i fundit i autobusit nr.24)

2. Kozle, te restoranti “Makedonska kuqa”

3. Nerez të poshtëm, në rrugën “Vanço Mickov”

4. VLLAE 2, prapa Portës Vllae, te kontejnerët e NP HKSH, pranë stacionit të autobusit.

Komuna e Shuto Orizares

1. Stacioni i fundit i autobusit nr.19

2. Përballë burgut, te Zhito Lluks

3. Në parkingun prapa komunës së Shuto Orizares

Komuna e Gjorçe Petrovit

1. Gjorqe 2, stacioni i fundit i autobusit nr.5

2. Hrom, stacioni i i fundit i autobusit nr.4

3. Stacioni i vjetër i policisë

4. Bashkësia lokal GEGE

Komuna e Gazi Babës

1. Çento, rr. Maxhari, përballë restorantit “Dalia”

2. Avtokomandë, rr. Llazar Pop Trajkov, te bashkësia lokale

3. Alija Avdoviq ,, Rruga M.A. Çento, te bashkësia lokale

4. Trekëndëshi, rr. Bllagoja Stefkovski, te KAM marketi

Komuna e Kisela Vodës

1. BU Vendbanimi Draçevë

Rr. Branko Zarevski nr. 17, Parku i Mbrojtësve

2. BU Kisela Voda

Rr. Hristo Tatarçev (kryesore) përballë ÇPF 8-të Marsi

3. BU Cvetan Dimov

Rr. Gjeorgi Dimitrov (hyrja e pasme e SHMQ Vasil Antevski Dren)

4. BU Cërniçe

Rr. Naum Ohridski bb (para BU Cërniçe)

Komuna e Qendrës

1. Parkingu i NP PKQ përballë Vero Jumbo

2. rr. Pitu Guli, te Tinex (Vendbanimi Vodno)

3. Hyrja e shkollës fillore komunale “J.H. Pestalloci”

4. Debar Mahallë, te rrethrrotullimi

Komuna e Sarajit

1. Te stacioni i ngarkimit i NPHKSH

2. Vendi i komunës së vjetër së Sarajit

Marketing