Ballina Lajme Maqedoni NP “Higjiena Komunale” me aksion masiv për pastrim në të gjitha komunat,...

NP “Higjiena Komunale” me aksion masiv për pastrim në të gjitha komunat, do të largohen grafitet me përmbajtje fyese që nxisin gjuhë të urrejtjes

Me rastin Ditës Botërore të pastrimit – World cleanup day, NP,,Higjiena Komunale’’-Shkup nesër do të realizojë aksion masiv për pastrim të përgjithshëm në të gjitha komunat e qytetit. Në kuadër të aksionit do të largohen grafitet me përmbajtje fyese që nxisin gjuhë të urrejtjes, padurueshmëri etnike dhe fetare.
Po nesër, me fillim në ora 10:30, në bul. Ilinden Nr. 60, Drejtori i NP,,Higjiena Komunale’’-Shkup , Abdusamed Shabani, kryetari i qytetit të Shkupt, Petre Shilegov dhe kryetari i komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq, do ta shënojnë fillimin e këtij aksioni.

Marketing
Marketing
Exit mobile version