Ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup gjatë fundjavës së kaluar kanë
kryer plotësisht pastrimin e shtegut afër Kej-it të lumit Vardar, ku u
mbajt Kampionati Ndërkombëtar i Duatlon. Në shtrirjen nga Kalaja e
Shkupit deri te hotel Aleksandar Palace, është kryer pastrim manual dhe
fshirje makinerike, si dhe largimi i mbetjes së hedhur në mënyrë të
paligjshme përgjatë shtegut.
Njëkohësisht gjatë fundjavës NP Higjiena Komunale – Shkup ka kryer
ngritjen dhe transportimin e pothuajse të 30 metra kub mbetje nga disa
deponi të egra të vendosura në rrugët: 23 Tetori, Krste Asenov,
Ruzveltova, Aradhat Partizane, Teodosij Gologanov, Vasil Gjorgov, Gjorçe
Petrov, Vasil Çakalarov dhe rajoni rreth stadiumit të qytetit, në
komunat e Shkupit: Aerodrom, Çair, Karposh, Gjorçe Petrov dhe Qendër.
Gjatë muajit mars, Eko – Patrulla e NP Higjiena Komunale – Shkup ka
përgatitur 82 procesverbale edukative -informative për personat të cilët
janë kapur gjatë hedhjes në mënyrë të parregullt të gjithsej 215 metra
kub mbetje ndërtimore dhe të vëllimshme në sipërfaqet publike dhe të
trafikut.