Ballina Lajme Maqedoni NP Higjiena Komunale – Shkup me aktivitete të përforcuara gjatë fundjavës

NP Higjiena Komunale – Shkup me aktivitete të përforcuara gjatë fundjavës

Ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup gjatë fundjavës së kaluar kanë
kryer plotësisht pastrimin e shtegut afër Kej-it të lumit Vardar, ku u
mbajt Kampionati Ndërkombëtar i Duatlon. Në shtrirjen nga Kalaja e
Shkupit deri te hotel Aleksandar Palace, është kryer pastrim manual dhe
fshirje makinerike, si dhe largimi i mbetjes së hedhur në mënyrë të
paligjshme përgjatë shtegut.

Marketing

Njëkohësisht gjatë fundjavës NP Higjiena Komunale – Shkup ka kryer
ngritjen dhe transportimin e pothuajse të 30 metra kub mbetje nga disa
deponi të egra të vendosura në rrugët: 23 Tetori, Krste Asenov,
Ruzveltova, Aradhat Partizane, Teodosij Gologanov, Vasil Gjorgov, Gjorçe
Petrov, Vasil Çakalarov dhe rajoni rreth stadiumit të qytetit, në
komunat e Shkupit: Aerodrom, Çair, Karposh, Gjorçe Petrov dhe Qendër.
Gjatë muajit mars, Eko – Patrulla e NP Higjiena Komunale – Shkup ka
përgatitur 82 procesverbale edukative -informative për personat të cilët
janë kapur gjatë hedhjes në mënyrë të parregullt të gjithsej 215 metra
kub mbetje ndërtimore dhe të vëllimshme në sipërfaqet publike dhe të
trafikut.

Marketing
Exit mobile version