NP Higjiena Komunale vazhdon me pastrimin e deponive të egra

Ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup gjatë ditës së djeshme dhe
mbrëmjes së kaluar ngritën dhe transportuan përafërsisht 45 metra kub
mbetje nga disa deponi të egra të vendosura në komunat e Shkupit:
Kisella Vodë, Aerodrom, Qendër dhe Karposh.
Në komunën Kisella Vodë janë hequr 15 metra kub mbetje të hedhura në
mënyrë të paligjshme në rrugën Dimo Haxhi Dimov, pranë shitores ,,Tomi”.
Në komunën Aerodrom janë pastruar disa deponi të egra përgjatë
bulevardit ASNOM, gjatë të cilit janë transportuar gjithsej 20 metra kub
mbetje.
Në komunën Qendër është intervenuar në rrugën Todor Aleksandrov, në
shtrirjen që çon në Vodno të Mesme, ku janë hequr elementet sanitare dhe
orenditë e hedhura në sipërfaqet me bar.
NP Higjiena Komunale – Shkup gjatë ditës së djeshme ka hequr edhe
deponin e madhe të egër e përbërë nga mbetja e vëllimshme dhe mbetja nga
paketimet e kartonit të vendosur në rrugën Kozara në komunën Karposh.

Marketing
Marketing