Ballina Lajme Maqedoni NP Parqe dhe Gjelbërime heq drurët e thata në Parkun e Qytetit

NP Parqe dhe Gjelbërime heq drurët e thata në Parkun e Qytetit

Këto ditë, ekipet e Sektorit Aletë e Drurëve janë duke realizuar aksion për heqjen dhe krasitjen e drurëve dhe degëve të thata në pjesën e dytë të Parkut të Qytetit. Drurët që do të hiqen janë plotësisht të thata dhe ekziston rreziku të bien dhe të shkaktojnë dëm material ose dëm tjetër, ndërsa ato që janë për krasitje kanë degë të thata të cilat janë të rrezikshme për vizitorët e parkut.
Përveç që këto drurë janë të thata dhe e kanë tejkaluar pjekurinë e tyre fiziologjike, ato përbëjnë rrezik për përhapjen e kërpudhave dhe insekteve që mund të transmetohen te bimësia përreth.
Aksioni do të vazhdojë edhe gjatë javës së ardhshme.

Marketing
Marketing
Exit mobile version