NQP-Shkup: Kallëzim penal për grevistët, janë ndarë para për pagat e tyre

Nga NQP-Shkup thonë se do të parashtrojnë kallëzim penal ndaj LSM-së dhe Sindikatës së Pavarur të NQP-së pasi me grevën e sotme kanë shkelur detyrimet ligjore, respektivisht sipas tyre, është shkelur nenin 35 nga Ligji për Ndërmarrjet Publike, përcjell TV21. Nga NQP theksojnë se që nga mbrëmja e djeshme janë ndarë mjete për pagesën e rrogave të punëtorëve në NQP-Shkup.

Marketing

“Për këtë, Qyteti i Shkupit do t’i respektojë masat ligjore dhe do të ngre kallëzime përkatëse penale kundër personave që pengojnë funksionimin e rregullt të ndërmarrjes publike dhe mbajnë peng Shkupin dhe shkupjanët. Qyteti i Shkupit tashmë dje ka përgatitur një vendim për transferimin e mjeteve që do të sigurojë pagesën e pagës së fundit, e cila vonohet për 5 ditë për shkak të mos pagesës së borxheve ndaj kompanisë nga Ministria e Arsimit dhe komunat”, thonë nga NQP-Shkup.