Ndërmarrja e Transportit Publik – Shkup siguron se është arritur marrëveshje me kompanitë private dhe se nuk do të ketë ndërprerje të shërbimeve për udhëtarët, përkatësisht transportuesit privatë do të vazhdojnë të lëvizin sipas orarit.
Siç thonë nga kompania, borxhi i tyre do të shlyhet sipas dinamikës për të cilën janë marrë vesh përfaqësuesit e autobusëve privatë dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të NTP Shkup, Dragi Kushovski pas emërimit të tij në krye të kompanisë.
Përfaqësuesit e autobusëve privat dhe Kushovski sot mbajtën takimin e dytë ku konfirmuan marrëveshjen paraprake për pagesën e borxhit.
Paraprakisht, transportuesit privatë thanë se nuk do të lëvizin nga qëndrimi që të premten të mos vozisin, sepse Qyteti i Shkupit dhe NTP “Shkupi” nuk po u paguajnë më për shërbimin. Nga qershori i kanë borxh 140 milionë denarë, përkatësisht 2,2 milionë euro.