Nuhiu: Nevojitet hulumtim shkencor për definimin e luftëtarëve të huaj

Zv.ministri i brendshëm Agim Nuhiu sot i’u është drejtuar me fjalim të pranishmëve në qytetin e Ohrit ku mbahet edhe konferenca e tretë ndërkombëtare për ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin.

Marketing

Sipas zv.ministrit Nuhiu, në shkallë të lartë ende është kufizimi dhe mungesa e qasjes në të dhënat, numrin, lëvizjen dhe motivacionet e tyre.

“Në konferencën e tretë ndërkombëtare për ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin theksuam nevojën për hulumtime shkencore shtesë për definimin e luftëtarëve të huaj sepse në shkallë të lartë ende është kufizimi dhe mungesa e qasjes në të dhënat, numrin, identitetin, trajektoret e lëvizjes dhe motivacionet e tyre”, ka theksuar kështu në fjalimin e tij zv.ministri i brendshëm Agim Nuhiu.

Publiée par Agim Nuhiu sur Mardi 16 octobre 2018

Marketing