Ballina Lajme Shqipëri Nuk di t’i japë veturës dhe ndërrojë emrin: Lexoni 6 fakte për...

Nuk di t’i japë veturës dhe ndërrojë emrin: Lexoni 6 fakte për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u lind më 4 korrik 1964 dhe njihet për stilin e veçantë të jetës së tij, shkruan Gazeta Metro.

Marketing

Edi Rama profesionin e fundit e ka politikan, ku na viti 2005 është kryetar i Partisë Socialiste (PS) të Shqipërisë dhe është kryeministër që nga viti 2013.

Ai ka mbajtur një numër postesh qeveritare dhe diplomatike. Gjithashtu ka qenë kryetar i Tiranës për tre mandate.

Metro më poshtë do të iu sjellë gjashtë fakte interesante për kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

1. Edi Rama deri më sot ka ndërruar gjashtë profesione, duke qenë basketbollist, piktor, pedagog, ministër i Kulturës, kryebashkiak dhe kryetar i PS.

2. Rama ka mbaruar Akademinë e Arteve të Bukura për degën Pikturë dhe në vitin 1988 ka qenë pedagog në Akademinë e Arteve.

3. Edi Rama është ndër të paktë personazhe publike në politikë që ka ndërruar emrin. Në certifikatën e tij të lindjes shkruhet se quhet Edvin Kristaq Rama. Ndërsa pas angazhimit të tij në politikë, ai i firmoste shkresat me Edi Rama.

4. Veturat nuk janë hobi i Edi Ramës. Në një prej emisioneve tek Blendi Fevziu, Rama ka deklaruar se nuk di ta ngasë veturën.

5. Në vitin 1992, Rama së bashku me mikun e tij Ardian Klosi, botojnë librin e titulluar ‘Refleksione’. Libër i cili ishte një manifest eseje antikomuniste.

6. Edi Rama ka pasur katër ‘dashuri’ në jetën e tij. E para është artistja Matilda Makoçi me të cilën u divorcua. Më pas gjermania Eva, që nuk qëndroi dot gjatë me të në Shqipëri. Rudina Magjistari moderatorja e njohur ka qenë njëra ndër gratë që ka hyrë në jetën e Ramës, e që kanë bashkëjetuar pesë vite. Dhe tashmë bashkëshortja Linda Basha.

Marketing
Exit mobile version