12:13 | 27 Prill 2021
12:13 | 27 Prill 2021
E ardhmja e sulmuesit kosovar Benjamin Kololli duket se është larg FC Zurichut.
Kolollit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe media zvicerane, Sportch raporton lojtari nuk do rinovojë kontratën, transmeton lajmi.net.
Media e lartë përmendur shkruan se shanset më të mëdha janë që Kololli të rikthehet te Lausanne, skuadër nga e cila është larguar në verën e vitit 2018.
Ndërkohë, Kololli këtë edicion ka bërë 18 paraqitje duke regjistruar pesë gola dhe katër asistime./Lajmi.net/