Ballina Lajme Botë “Nuk dua të shoh kamionët me arkivole”, presidenti mbyll rajonin Italian

“Nuk dua të shoh kamionët me arkivole”, presidenti mbyll rajonin Italian

Italia po vijon të shënojë shifra të larta të infeksioneve COVID-19. Në 24 orët e fundit u regjistruan 19.143 persona raste pozitive, nga të cilat 2.280 raste të reja pozitive u regjistruan në Kampanja, shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë.

Marketing

Në këtë situatë, kreu i rajonit të Kampanjës, Vincenzo De Luca, njoftoi mbylljen e këtij rajoni. “Ne do të vazhdojmë me mbylljen e gjithçkaje, urdhri hyn në fuqi sot. Ne duhet të mbyllim gjithçka dhe duhet të vendosim sot, jo nesër. Jemi një hap larg tragjedisë”, tha guvernatori.

“Nuk dua të shoh kamionët me arkivole. Sot duhet të bëjmë përpjekjen e fundit për të ndaluar shpërthimin e infeksionit. Duhet të mbyllim gjithçka për një kohë, për 40 ditë për të ndaluar shpërthimin e infeksionit. Pastaj ne do të shohim. Pa vendime drastike nuk mund të vazhdojmë  më, nesër nuk do të jetë më e mundur “.

Fjalimi i Vincenzo De Luca në njoftimin për bllokimin e Kampajës është dramatik. “Qëllimi i vetëm duhet të jetë shpëtimi i jetës së familjeve, gjithçka tjetër tani nuk vlen për asgjë”, tha ai.

Marketing
Exit mobile version