Nuk e ke veturën 2 vite të regjistruar? Paraqitu në MPB

“Të gjithë ata që janë të regjistruar si pronarë të automjeteve të cilave nuk iu është vazhduar vlefshmëria e lejes së qarkullimit për më shumë se dy vjet, janë të obliguar ligjërisht që të regjistrojnë automjetin e tyre në Ministrinë e Punëve të Brendshme, pra në zonën e regjistrimit ku është regjistruar mjeti”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Kjo vlen edhe për pronarët të cilët tashmë e kanë automjetin e shkatërruar, të papërdorur, është nxjerrë përgjithmonë jashtë vendit apo edhe për arsye tjera. Nëse pronari nuk e regjistron, policia ka paralajmëruar që do të fshijë veturën nga evidenca e automjeteve, duke i konfiskuar edhe targat.

“Qytetarët – pronarë të kësaj kategorie të automjeteve, më së voni deri më 31.12.2022 të përmbushin detyrimin ligjor për regjistrimin e automjeteve, sipas procedurës ligjore”, paralajmërojnë nga Policia.