Ballina Showbiz Nuk e shpëtoi nga nominimi, Dagz tregon se a do e vazhdojë...

Nuk e shpëtoi nga nominimi, Dagz tregon se a do e vazhdojë shoqërinë me Donaldin?

Ish-banori i “Big Brother VIP” komentoi situatën e ndodhur brenda shtëpisë këtë javë.

Marketing

Dagzi tha se do e vazhdojë shoqërinë kur Donaldi do dal nga shtëpia, megjithëse ai e nuk e shpëtoi nga nominimi dhe kështu u eliminua, shkruan lajmi.net.

Teksa po qëndron në studion e “Big Brother VIP”, Dj komentoi ngjarjen e ndodhur derisa u shpreh se e kupton Donaldin por në të njëjtën kohë e mbështeti edhe mendimin e EinxheL, partneres së tij.

“Jemi bota të ndryshme me Donaldin, unë jam një person që kam ardh ta përjetoj dhe jetoj “Big Brother VIP” jo ta fitoj. Donaldi është një person që ka pranu se është për lojë dhe unë pritshmëritë si kam pas të mëdha për aty. Por çka më pengon është se kanë fjalë të mira për secilin aty e në fund dalin ndryshe kur vjen puna e nominimit. Donaldi e don lojën dhe pikërisht natën e primet i thash Einxhel-it se nuk pres nga Donaldi dhe askush aty”.

I pyetur nga moderatorja, Arbana Osmani se a do e vazhdojë shoqërinë me Donaldin kur do dal nga shtëpia, Dagz tha: Po unë mund të kem miqësi edhe me Ilirin. Aty brenda njerëzit jan të fokusuar më shumë në lojë kjo m’ka pengu por une s’jom i tillë.

Exit mobile version