Duke e kërkuar besimin e qytetarëve në ditën e parë të fushatës për zgjedhjet parlamentare, kryetari i LSDM-së dhe bartësi i listës në NJZ1, Dimitar Kovaçevski pranoi se në periudhën e kaluar si pushtet kanë gabuar por se në mandatin e ardhshëm do t’i korrigjojnë gabimet e bëra. Me premtime për rroga më të larta, pensione, subvencione më të larta, më shumë punësime, theksoi se e ardhmja e shtetit është ajo mbi të cilën do të flasin gjatë fushatës. Jam i bindur se do ta vulosim fitoren e madhe dhe suksesin për Maqedoninë europiane, tha Kovaçevski. Motoja e LSDM-së në këto zgjedhje është “Nuk heqim dorë nga e ardhmja” duke folur jo vetëm për prosperitetin vendor por edhe për anëtarësimin e vendit në BE deri në 2030.
Krahas Kovaçevskit, në lokacion tjetër, fillimin e fushatës e shënuan edhe bartësit në NJZ2, Oliver Spasovski dhe Fatmir Bytyqi. Spasovski në fjalimin e tij mes tjerash e kritikoi opozitaren VMRO-DPMNE.
Fushata e zgjedhjeve parlamentare do të zgjasë 20 ditë ndërsa zgjedhjet do të mbahen më 8 maj bashkë me zgjedhjet presidenciale.