“Nuk jam i sigurt që Putin është gjallë”, Kremlini i përgjigjet Zelenskyit

Volodymyr Zelensky, presidenti ukrainas, shprehet se nuk është plotësisht i sigurt se presidenti rus, Vladimir Putin, është ende gjallë dhe se është ai që merr vendimet në Rusi.

Marketing

Këtë deklaratë presidenti ukrainas e bëri gjatë fjalës së tij në Forumin Ekonomik të Davosit.

“Nuk jam i sigurt se me kë dhe për çfarë të flas. Nuk jam i sigurt se presidenti rus, i cili ndonjëherë shfaqet si hologram është me të vërtetë ai”, tha Zelensky.

Pas kësaj deklarate e menjëhershme ka qenë edhe përgjigjja e Kremlinit.

“Rusia dhe Putini ekzistojnë dhe do të ekzistojnë dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, duhet ta kuptojë këtë sa më shpejt që të jetë e mundur për të mirën e vendit të tij”, tha zëdhënësi Dmitry Peskov.

Ndërkohë për të përforcuar dyshimet e Zelensky-t, Kremlini shpërndau lajmin se presidenti rus kishte kryer ritualin ortodoks që ka të bëjë me hedhjen në lumin e ngrirë, por pa publikuar asnjë pamje nga ky ritual.

Kohët e fundit, mediat kanë raportuar shpesh se presidenti rus mund të vuajë nga një sëmundje e rëndë. Këto komente kanë ardhur pas shfaqjeve të tij në publik dhe veprimeve të dyshimta.