Nuk janë fama dhe as paraja, Ilir Shaqiri zbulon arsyen e vërtetë përse u bë pjesë e ‘BBV’

Ilir Shaqiri është një nga artistët shqiptarë që e mban lart nivelin profesional, e jo vetëm. Gjatë pjesëmarrjes në spektaklin “Big Brother Albania”, Shaqiri tregoi edhe përmasat e veta njerëzore.

Marketing

Gjatë një interviste për “Vila24”, moderuar nga Brunilda Lahe, Shaqiri për herë të parë tregon arsyen e vërtetë pse u bë pjesë e këtij spektakli. “Nuk më interesonte çmimi, por ajo që ndodhi pasi dola; dashuria e njerëzve.”-thotë ai jo me pak emocion

“Big-u është show televiziv me spec ku mund të dalësh mirë ose keq, edhe duke qenë shumë i mirë.”-shton Iliri kur i duhet të kthehët një vit pas në kohë.

Sa i përket jetës në familje, Shaqiri thotë se e shoqja, aktorja italiane, Emanuela Morini është “shqiptarizuar” deri edhe tek shijet e kulinarisë, ndërsa për vajzën, Emily ai shprehet se është i kënaqur me raportet që ajo ka me prindërit, ndërsa pranon se është një baba paksa kritik dhe se i pëlqen që ajo t’i japë llogari.

Më tej Shaqiri i dha shumë vëmendje sakrificave në art, kur duke cituar nënë e tij, ish-primabalerinën Mukades Erebara, se baleti është art gjaku.