Ballina Showbiz Nuk janë më bashkë! Loredana pranon ndarjen nga Mozzik

Nuk janë më bashkë! Loredana pranon ndarjen nga Mozzik

Ajo çka është përfolur kaq shumë muajt e fundit- një ndarje e mundshme mes Mozzik- ut dhe Loredanës- u konfirmua pak orë më parë nga vetë reperja. Dyshja i ka dhënë fund romancës, të paktën përkohësisht.

Marketing

Pak më parë, në llogarinë e saj në Instagram, nën një foto të shkëputur nga turneu i saj i ardhshëm muzikor, Loredana shkruan se ajo dhe Mozzik kanë marrë një pushim, për arsye personale, si në jetën në çift ashtu edhe atë profesionale.

“Për shkak të ngjarjeve të fundit në jetën tonë private, Mozzik dhe unë kemi vendosur që të performoj e vetme në BONNIE & CLYDE TOUR 2020. Aktualisht kemi nevojë për këtë distancë, mbase në të ardhmen do ta gjejmë sërish njëri- tjetrin. Ju premtoj se do të bëj më të mirën në turneun tim muzikor. Tani e tutje, jam nënë beqare, më duhet të çoj lekë në shtëpi dhe të kujdesem vetë për vajzën time, gjë që më bën vetëm më e fortë. Nuk do t’ju zhgënjej! E ftuar speciale në turne-Hana!” shkruan ndër të tjera Loredana.

Ju kujtojmë se ish-partnerët janë prindër të një vogëlusheje, Hanës.

Exit mobile version