Nuk jap dorëheqje!

Shkruan: Medai Shaholli

Marketing

(qyfyre nga kampi aleancist)
Nuk jap dorëheqje… kështu tha Zeadin trimi, shefi i ASH dje në një prononcim për media gjatë mbledhjes së Kuvendit Qendror të ASH, ku tha se ‘nuk do ta lë partinë pa kryetar megjithëse do të ngrijë të gjitha funksionet e udhëheqësve në parti deri në mbajtjen e kongresit aty nga pranvera’.

Duke i parë zhvillimet dhe pakënaqësitë brenda kampit të tij aleancist, në këto rrethana Zeadin trimi mendon më parë për veten e tij dhe mendon se s’ka pse t’ia lë partinë atij turkomanit Tërrë-Vërrit, më mirë e mbaj për vete postin.

Ai nuk e lë vakant vendin e kryetarit që mendon se do ia rrëmbejnë kolltukun ata hienat e uritur për poste, që sillen vërdallë për të kullufitur nga partia sesa të japin, kështu më mirë thotë do e mbajë vet kolltukun e kryetarit deri në pranverë ku do rizgjidhem prapë edhe katër vjet!

Pse të mos e mbaj unë postin e kryetarit edhe katër vjet thotë Zeadini se mos kanë gjë më shumë se unë ata që humbasin njëllojë si unë dhe prapë aty janë në krye të partisë.

Ja për shëmbull Luli i PD-së thotë Zeadin trimi, katër herë radhazi Lulushi i ka humbur zgjedhjet dhe nuk jep dorëheqje, pse të jap unë, mos ju dukem leshko apo ndonjë humbameno i lagjes që t’i privoj vetes leverditë e postit të kryetarit!

Jogjithmonë në zgjedhje çdokush nuk del fitimtar dhe se ASH i ka rastisur të përballet me një kundërshtar me përvojë si DUI, që në çdo cikël zgjedhor e ka mposhtur opozitën shqiptare.

Por, lideri i aleancistëve nuk e pranon humbjen duke kopjuar Lulin e PD-së me justifikimet e njëjta si ai, që arsyeton dhe vlerëson se votat ia kanë vjedhur ose i kanë blerë votuesit me shantazhe dhe përmes joshjes me para nga integristët e Ali Ahmetit, duke e mënjanuar kështu vullnetin politik të zgjedhësve shqiptarë.

Ndaj, nëse ndodh më e keqja e të shpërthejnë pakënaqësitë për rezultatet e dobëta të në tre ciklet zgjedhore brenda kampit aleancist ndaj kryetarit të partisë, ‘zgjidhja fatlume’ është gjendur si gjithmonë me preteksin e stisur se strukturat drejtuese të partisë nuk ma pranojnë dorëheqjen.
Kësisoj, Zeadin trimi i betejave të humbura të zgjedhjeve parlamentare dhe ato lokale po përgatitet të rizgjidhet në kongresin e dytë të partisë si kryetar i aleancistëve më 27 mars të vitit që vjen, me apo pa dëshirën e të gjithë delegatëve, pasi ai tashmë është despoti i ASH-së dhe se nuk ka tjetër kundërkandidat për ta sfiduar në garën për kryetar të partisë

Marketing