Ka përfunduar ndeshja në mes Spanjës dhe Gjermanisë.
Spanja dhe Gjermania kanë ndarë pikët, pas barazimit 1:1, shkruan lajmi.net.
Pjesa e parë na dhuroi një ndeshje të bukur nga të dy kombëtaret.
Yjet e Spanjës ishin më kërkues të golit, por nuk arritën të realizojnë.
Dani Olmo kishte mundësinë më të mirë, pas një goditje të bukur Manuel Neuer e dërgoi topin në shtyllë.
Në anën tjetër edhe gjermanët kishin rastet e tyre, me Serg Gnabryn.
Madje në minutën e 40` Gjermania gjeti golin me anë të Antonio Rudiger, por u anulua për pozicion jashtë loje.
Pjesa e parë u mbyll 0:0.
Edhe në 45 minutat e tjerë Spanja po kërkonte më shumë golin e epërsisë.
Atë e arritën pasi në minutën e 62` shënoi Alvaro Morata.
Gjermania kishin mundësi të artë të barazonin me Jamal Musiala, por Unai Simon ia priti goditjen e tij.
Po zhvillohej minuta e 83` kur lojtarët e Hans Flick arritën të barazojnë shifrat.
Pas një asistimi të mirë nga Musiala, gol realizoi Fullkrug.
Gjermanët kishin mundësi të fitojnë ndeshjen, por Leroy Sane nuk e shfrytëzoi një rast mjaft të mirë.
Pas këtij barazim Spanja pozicionohet në vendin e parë me katër pikë.
Ndërsa Gjermania ka një në pozitën e fundit, por është ende në garë për të siguruar kualifikim tutje.