Ballina Sport Nuk ka gola në Shtutgart, Belgjika avancon në fazën e 1/8-ave, Ukraina...

Nuk ka gola në Shtutgart, Belgjika avancon në fazën e 1/8-ave, Ukraina i thotë “lamtumirë” Europianit

Ukraina dhe Belgjika kanë barazuar pa gola në Shtutgart, për të mbyllur kështu fazën në grupe të Europianit, me ukrainasit që i thonë kështu “lamtumirë” Europianit.

Marketing

Sfida nisi me raste nga të dyja skuadrat, por pa mundur asnjëra të gjente golin. Të dyja ekipet provuan deri në fund në mënyrë që të mos rrezikonin, por barazimi në takimin mes Sllovakisë dhe Rumanisë në sfidën tjetër vendosi dhe fatet e kësaj sfide.

Kështu të katërta skuadrat e mbyllin Grupin E me katër pikë, me Belgjikën që renditet e dyta pas Rumanisë për shkak të golavarazhit, ndërsa Ukraina eliminohet si vend i fundit.

Exit mobile version