“Nuk ka nevojë për filtër”, Kida pozon nga Lamborghini në Dubai

Këngëtarja është duke përgatitur projektin e ri muzikor.

Marketing

Kida ka paralajmëruar se do lansojë një bashkëpunim me reperin gjerman Samra, shkruan lajmi.net.

Artistja shqiptare siç duket është në përgatitje të videoklipit në Dubai teksa edhe po ndanë postime të shumta nga atje.

Sapo ka postuar në profilin e saj në Instagram një fotografi nga Lamborghini teksa shihet se ka zbuluar edhe lokacionin se po qëndron në Dubai.

Ndryshe, 23 vjeçarja ka paralajmëruar se këtë vit do publikojë projekte të shumta muzikore.