Nuk ka paqe për Ukrainën edhe në fundvit, goditen me raketa disa qytete

Një valë raketash ruse kanë goditur qytete anembanë Ukrainës, thonë zyrtarët.

Marketing

Kryebashkiaku i Kievit, Vitaly Klischko tha se kishte pasur disa shpërthime në kryeqytet, duke shkaktuar të paktën një të vdekur. Gjithashtu është dëmtuar edhe një hotel.

Sulmet ndodhën dy ditë pasi Rusia kreu një nga sulmet më të mëdha ajrore që nga fillimi i luftës.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kishte paralajmëruar se Rusia mund të nisë më shumë sulme për t’i bërë ukrainasit “të festojnë Vitin e Ri në errësirë”.

Rusia ka shënjestruar sektorin energjetik të Ukrainës në muajt e fundit, duke shkatërruar termocentrale dhe duke zhytur miliona ukrainas në errësirë ​​gjatë dimrit të ftohtë që ka përfshirë vendin.

Disa zyrtarë të lartë ukrainas kanë thënë në postimet e tyre në mediat sociale se Rusia nuk do të ketë sukses të prishë festimet e tyre.

Marketing