Ballina Sport Nuk këndellet Roma, pranon gol në fund të takimit

Nuk këndellet Roma, pranon gol në fund të takimit

Roma nuk është këndellur në Europa League.
Pas barazimit befasues në xhiron e dytë kundër Wolfsberger AC, Roma ka barazuar 1-1 edhe Borussia Monchengladbachun, duke marrë vetëm një pikë, raporton Gazeta Express.

Marketing

Golin për Romën në ndeshjen që u zhvillua në “Olimpico” e ka shënuar mesfushori i talentuar italian, Nicolo Zaniolo.
Ai realizoi me kokë për 1-0 në minutën e 32-të të takimit, pas një harkimi të bukur nga këndi.

Kur u mendua se Roma po shkon drejt fitores, në minutën e 93-të, Lars Stindl i befasoi vendasit, duke ia dhuruar një pikë Borussia Mönchengladbachut.
Pavarësisht barazimit, Roma prin në Grupin J me 5 pikë.

Marketing
Exit mobile version