“Nuk na lenë komunistët”, tifozët e Tiranës përplasen me policinë (video)

Në vetëm pak orë nga derbi i kryeqytetit mes Tiranës edhe Partizanit në “Air Albania” ka filluar edhe futja e tifozëve në shkallët e stadiumit.

Marketing

Përpara stadiumit janë një numër i madh i forcave të policisë të cilët bëjnë një kontroll të rreptësishëm. Në një moment një tifoz i bardhebluve është konfliktuar me forcat e policisë duke mos iu bindur kontrollit të këtyre të fundit.

Më pas edhe turma që ishe pas tij reagoi menjëherë në shenjë proteste por policia ia doli të ezaurojë përplasjet fizike duke kthyer normalitetin në ambiente para stadiumit “Air Albania”. Ndërkohë një tifoz i Tiranës për mikrofonin e “Ora News” u shpreh me ironi duke u thënë se: “nuk është futur në stadium pasi komunistët po bëjnë kontrolle të rreptësishme”.

Marketing