Nuk po konsumon ushqimet e preferuara, humb peshë diktatori i Koresë së Veriut

Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un, nga fotot e publikuara në kohët e fundit, duket qartë se ka humbur disa kilogramë.

Marketing

Në fillim u dyshua se Kim vuante nga ndonjë sëmundje, gjë e cila ngjalli shqetësime dhe tek qytetarët të cilët jo rrall herë e shprehnin reagimet e tyre në mediat shtetërore të Kores së Veriut.
Por, më pas autoritetet këmbëngulin se Kim është duke ngrënë më pak “për të mirën e vendit”, që është përfshirë nga shkurtesa në ushqime.

Si duket edhe kufizimet anti-covid janë duke e kufizuar Kim-in që të ketë mundësi të konsumojë ushqimin e tij të preferuar.

Diktatori ka një fiksim të njohur tashmë për djathin zvicerian të cilin e konsumon më shumë seç duhet. Po ashtu thuhet se ai është një fans i madh i pulës së skuqur, vodka-s ruse, konjakut Hennessy dhe shampanjës.