Partia Socialiste synon që të marrë edhe dy mandate të tjera, një në Durrës dhe një në Tiranë, ku numërimi vazhdon ende.
Zëdhënëseje e PS, Bora Muzhaqi në një deklaratë për mediat tha se fitorja e PS është një fitore historike. Ajo bëri të ditur se asnjë votë nuk do të lejohet që të tjetërsohet, ndaj bëri thirrje që vullneti i shqiptarëve të respektohet deri në fund.
“Fitorja e PS është një fitore historike për familjen tonë të madhe politike e për të cilën jemi krenarë të gjithë ne.
Por kjo fitore e qartë dhe e thellë duhet të shkëlqejë tërësisht dhe përmes numërimit është pothuajse i mbyllur, presim me durim rezultatin në Durrës dhe Tiranë ku besojmë se do kemi një mundësi reale të dy mandateve të tjera”, tha Bora Muzhaqi.
PARALAJMËRIMI PER NUMERUESIT
Ajo bëri edhe një paralajmërim për numëruesit, për të cilët tha se nuk duhet të neglizhojnë punën.
“Vullneti i shqiptarëve duhet respektuar deri në fund. Asnjë votë nuk mund dhe nuk duhet të lejohet të tjetërsohet. Pa vënë në dyshim integriteti ne numëruesve dua tu kujtoj që çdo cedim me qëllim apo për mungesë vëmendje që shkakton tjetërsimin e votës dhe ose kalimin e saj nga një kandidat te tjetri brenda listët së një partie është krim zgjedhor.
Kryetari i PS dhe PS janë të vendosur të mos tolerojnë asnjë numërues apo grup numëruesish që me gjasa mund të shkelin ligjin e mund të bëhen bashkëpunëtorë në një krim të tillë”.