Numri i të infektuarve me coronavirus në Maqedoni ende është treshifror

Gjatë ditës së djeshme në vend u regjistruan 141 raste të reja me COVID-19 nga 2,006 teste, katër persona vdiqën dhe 93 pacientë u shëruan.

Marketing

Në të njëjtën kohë, deri dje të paktën 21.224.070 persona të infektuar u regjistruan në tërë globin, nga të cilët 760.739 vdiqën.

Nga 141 rastet e reja të infektuara me coronavirus në vend, 51 janë nga Shkupi, 19 nga Kumanova, 16 nga Struga, 15 nga Shtipi, nga gjashtë në Prilep dhe Tetovë, katër nga Manastiri, nga dy Velesi, Vinica, Gostivar, Dibra, Kërçova, Makedonski Brod, Ohri, Probishtipi dhe Sveti Nikolla dhe nga një Berova, Gjevgjelia, Dellçeva, Kavadari Negotina dhe Radovishi.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve në vend që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 12.653 persona, numri i pacientëve të shëruar është 9.123, ndërsa numri i vdekjeve është 539.