Numri i të prekurve nga Kovid-19 tejkaloi 13.000, Shkupi akoma me më shumë raste aktive

Gjithsej 159 raste të reja të Kovid-19 nga 1.733 testime janë regjistruar në raportin e djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë me çka numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve u ngjit në 13.458. Më shumë raste aktive edhe më tej ka në Shkup, kryesisht në Komunën Çair, ku ka madje 114 raste aktive.

Marketing

Numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar nga fillimi i epidemisë është 10.052 ndërsa i të vdekurve 563. Për momentin numri i rasteve aktive në vend është 2843.

Nga 159 rastet e reja të Kovid-19 në Shkup janë 32 ndërsa pasojnë Kumanova – 25, Gostivari – 22 dhe Struga 15. Në qytetet e tjera numri i të prekurve është njëshifror dhe vijon: Berova 9, Tetova 9, Shtipi 8, Prilepi 7, Gjevgjelia 5, Kavadari 5, Ohri 4, Dellçeva 4, Kërçova 3, Velesi, Koçani dhe Vinica nga 2, nga një Dibra, Strumica, Radovishi, Pehçeva dhe Manastiri.

Instituti për Shëndet Publik dje i regjistroi 75 pacientë të shëruar edhe atë Shkup 27, Dibër 3, Shtip 8, Manastir 4, Gostivar 9, Kërçovë 13, nga dy nga Velesi dhe Negotina dhe nga një nga KUmanova, Prilepi, Tetova, Krusheva, Koçani, Makedonski Brod dhe Vinica.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në raportin e djeshëm janë regjistruar gjashtë persona.

Katër nga të vdekurit janë nga Shkupi të moshës 77, 80, 85 dhe 86 vjeç, një pacient është nga Gostivari i moshës 61 vjeçare dhe një nga Shtipi i moshës 76 vjeçare.

Pesë kanë vdekur në kushte spitali ndërsa një jashtë.

Në Klinikën Infektive në 24 orët e kaluara janë pranuar gjashtë pacientë. Gjithsej të hospitalizuar janë 67 pacientë prej të cilëve në mbështetje oksigjeni janë 31 pacientë ndërsa nuk ka asnjë në respirator.

Në spitalin në Kozle të hospitalizuar janë 13 pacientë të rritur, pesë fëmijë, dy nëna dhe dy fëmijë dyshues për virusin.

Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar 11 pacientë të rinj ndërsa të hospitalizuar janë 65 pacientë. Në respirator janë pesë pacientë.

Në spitalin në Manastir të hospitalizuar janë 11 ndërsa në spitalin e Shtipit 33 pacientë.

Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë të hospitalizuar janë 93 pacientë – pozitivë dhe të dyshimtë për Kovid-19.

Siç thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë, nga komunat e Shkupit edhe më tej komunë me numrin më të madh të rasteve aktive është Çairi me 114 raste, pason Gazi Baba me 100, Aerodromi me 99 raste, Karposhi 92, Qendra 81, Kisella Voda 84, Gjorçe Petrovi 63, Buteli 61, Shuto Orizare 36, Studeniçani 19, Saraji 20 dhe Haraçina 15.