Ballina Lajme Botë Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Itali kalon 100,000

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Itali kalon 100,000

Numri i viktimave nga koronavirusi në Itali ka kaluar 100,000 të hënën, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi.

Marketing

Italia është vendi i shtatë në botë që kalon këtë shifër, pas Shteteve të Bashkuara, Brazilit, Meksikës, Indisë, Rusisë dhe Britanisë.

Ministria italiane e Shëndetësisë tha të hënën se 318 pacientë me koronavirus kanë vdekur në 24-orëshin paraprak.

Me këtë shifër, numri i përgjithshëm i viktimave në këtë vend arrin në 100,103.

Gjatë 24 orëve të kaluara, Italia ka regjistruar edhe 20,765 raste të reja me koronavirus.

Infektimet janë rritur për 23 për qind javën e kaluar, në krahasim me javën paraprake.

Zyrtarët shëndetësorë kanë paralajmëruar se Italia përballet me rritje të re të rasteve, pasi një variant më ngjitës i koronavirusit ka marrë hov.

Pranverën e vitit të kaluar, Italia ka qenë vatra e para e koronavirusit në Evropë.

Ky vend ka konfirmuar mbi 3 milionë njerëz të infektuar.

Në të gjithë botën, koronavirusi ka prekur mbi 116 milionë vetë.

Prej tyre, mbi 2.5 milionë kanë vdekur dhe mbi 66 milionë janë shëruar.

Marketing
Exit mobile version