Një delegacion nga Republika e Maqedonisë së Veriut, i kryesuar nga zëvendës drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, z. Izmit Nura dhe drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, z. Skender Asani sot realizua takim zyrtar me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, z. Kujtim Gashi.
Gjatë këtij takimi që u realizua në kabinetin e ministrit në selinë e MKRS-së në Prizren, u diskutua për bashkëpunimin mes dy vendeve ne fushën e rinisë dhe kulturës, si dhe marrja e përvojave të mira të rajonit dhe të vendeve evropiane për ndërtimin e standardeve sa më të mira dhe të përshtatshme për nevojat e dy vendeve.
Konkluzion nga ky takim ishte nevoja e përkushtimit drejt realizimit të projekteve të përbashkëta në mënyrë që të rritet shkëmbimi i përvojave dhe i profesionistëve të fushat e rinisë dhe të trashëgimisë por edhe të fushave tjera për të fuqizuar bashkëpunimin edhe më tej, përkundër marrëdhënieve të mira që kanë Republika e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut.
Në takim u shpreh gatishmëria për bashkëpunim dhe mbështetje të projekteve konkrete që janë me interes të dyanshëm dhe në favor të qytetarëve të dy vendeve fqinje.
Me këtë rast Nura dhe Asani falënderuan ministrin Gashi për pritjen dhe gatishmërinë e treguar të ministrit Gashi për të mbështetur projektet e përbashkëta dhe bashkërendimin e hapave të mëtejmë në konkretizimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.