Nuredini dhe Zaharieva pjesë e aksionit “Ardhmëria pa plastikë”

Ministri i mjedisit jetësor, Naser Nuredini, i shoqëruar nga ministrja e punëve të jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, dhe kryetari i komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq, iu bashkuan nxënësve të Shkollës Fillore “Dimitar Milladinov” në mbjelljen e fidanëve të pemëve në oborrin e shkollës.

Marketing

Kjo shënoi fillimin e projektit “Ardhmëria pa plastikë”, i cili do të zhvillojë shprehitë pozitive të rinisë për sa i përket sjelljes së duhur dhe kujdesit për mjedisin jetësor, pasi ata janë e ardhmja jonë.

Me këtë u dërgua mesazh në lidhje me gatishmërinë për ta vendosur kujdesin për mjedisin jetësor lartë në agjendën e bashkëpunimit rajonal.

Projekti “E ardhme pa plastika” është financuar nga Ministria e Jashtme e Bullgarisë në kuadër të programit bullgar operativ për zhvillim.

Marketing