Nuredini: Me investime të mençura, mbrojtja e mjedisit dhe funksionimi i suksesshëm janë të mundshme

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini vizitoi kompaninë Makstil si një nga objektet më të mëdha industriale në vend, ku u njoh me investimet në teknologji të përparuara që ulin emetimet e pluhurit të ajrit, përkatësisht  bëhet reduktimi  maksimal  në  procesin e prodhimit ndaj  ajrit të  ambientit .

Marketing

-Makstil, pasi ka përmbushur detyrimet e tij sipas planit operativ, ka marrë licencën e tij të integruar A në gusht të vitit të kaluar, dhe ne jemi këtu sot për të parë investimet shtesë të bëra nga kompania pas marrjes së licencës,” tha Ministri Nuredini, duke theksuar se kjo është një shembull se si kompanitë, duke investuar në modernizimin e procesit të plotë të prodhimit, mund të përmirësojnë operacionet e tyre, dhe në të njëjtën kohë të arrijnë standardet për mbrojtjen e mjedisit.

Për më tepër, Nuredini u njohtua  nga menaxhmenti i Makstil me mënyrën në të cilën plotësohen kërkesat në përputhje me udhëzimet nga MMJPH për mbrojtjen e mjedisit. U diskutuan mundësitë për funksionimin më të mirë të praktikës së prezantuar publike të emisioneve të grimcave të ngurta të emetuara nga oxhaqet e prodhimit, me prezantimin e tyre të drejtpërdrejtë, në  çdo orë ose ditë. Ministri Nuredini theksoi se kjo është diçka që do të rregullohet më tej me transpozimin e direktivave për cilësinë e ajrit dhe emisionet industriale, të cilat tashmë janë duke u punuar në Ministri, dhe shkëmbimi dhe monitorimi i të dhënave është pjesë e Ligjit për Emetimet Industriale i cili duhet të përfundojë në qershor të këtij viti.

 

Temë e diskutimit ishin planet e ndërmarrjes për përdorimin e mbetjeve nga proceset e prodhimit, skorjet dhe mënyrat në të cilat ato mund të trajtohen si një lëndë e parë sekondare, e cila është në përputhje me ligjet e reja të mbetjeve që MMJPH tashmë ia ka propozuar Parlamentit.

Makstil gjithashtu prezantoi procesin e filluar tashmë të llogaritjeve të emetimeve të gazrave serë nga proceset e tyre, prezantoi metodologjitë për monitorimin dhe verifikimin mbi të cilat ata punojnë për të monitoruar gjurmën e tyre të karbonit, e cila është pjesë e rregullores së zhvilluar nga Ministria në përgatitjen e Strategjisë dhe Ligjit për veprimin e klimës.

Ministri Nuredini konfirmoi se Makstil është një shembull i mirë se si kompanitë përgatiten dhe përshtaten me standardet më të rrepta mjedisore me iniciativën e tyre dhe inkurajoi objektet e tjera industriale të investojnë me kalimin e kohës në planet e tyre për përmirësimin dhe përgjegjësinë shoqërore të korporatave, sepse me investime të mençura mbrojtja e mjedisit dhe funksionimi i suksesshëm është i mundur.

 

Marketing