Nuredini në takim me OJQ-të,diskutim konstruktiv për përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave

Takimi i sotëm tematik i ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini me përfaqësuesit e shoqërive qyterare u zhvillua në frymën e forcimit të marrëdhënies së partneritetit të Ministrisë me shoqëritë qytetare në mënyrë që të përmirësohet gjendja e menaxhimit të mbeturinave në vend. Ministri Nuredini informoi shkurtimisht pjesëmarrësit për detyrimet, përgjegjësitë dhe aktivitetet e vazhdueshme të MMJPH-së në fushën përkatëse dhe për miratimin e një pakoje të re ligjesh që rregullojnë këtë fushë, si dhe u diskutua për rolin e sektorit joqeveritar në proceset në vend dhe në këtë fushë.
Takimi shënoi një diskutim konstruktiv, në të cilin u hapën dhe u përgjigjigjën shumë pyetje në lidhje me lloje të ndryshme të mbeturinave dhe gjithashtu u diskutua edhe për informacionet që këto ditë po jepen nga media të ndryshme me tendncë të përhapin panik midis popullatës. Një numër propozimesh u diskutuan gjithashtu nga përfaqësuesit e OJQ-ve të pranishme sepse, siç theksoi ministri Nuredini, qëllimi është i përbashkët dhe nga OJQ-të pritet të jenë pjesë e procesit.

Marketing

Marketing