NUREDINI: Po forcojmë partneritetin tonë me UNOPS-in në trajtimin e pikave të nxehta historike në vend

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin e klimës COP 27 në Egjipt, ka zhvilluar takim pune me ushtruesin e detyrës së drejtorit ekzekutiv të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbime Projektuese UNOPS Jens Wandel.

Marketing

Në takim u diskutua për intensifikimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit me UNOPS-in (në kuadër të mandatit të tyre) për zgjidhjen e problemeve me pikat e nxehta industriale.

Ministri falënderoi për bashkëpunimin e deritanishëm në kryerjen e pastrimit të lindanit nga deponia e vogël në OHIS dhe kërkoi që aktivitetet të shtrihen edhe në fusha të tjera me rrezik për shëndetin e njeriut dhe mjedisin jetësor, përmes rishikimit dhe plotësimit të dokumentacionit ekzistues dhe përgatitjes së të projekteve të performancës.

U konfirmua reciprokisht se UNOPS mund të ndihmojë edhe në zbatimin e projekteve të tjera me interes për ministrinë dhe shtetin nëpërmjet përdorimit të njësive të tyre për prokurimin dhe menaxhimin e ciklit të projektit.