Ballina Lajme Maqedoni NUREDINI: Pres që bashkëpunimi i mirë me SEPA të vazhdojë në fushën...

NUREDINI: Pres që bashkëpunimi i mirë me SEPA të vazhdojë në fushën e mbrojtjes së natyrës

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini sot zhvilloi takim pune me drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë Suedeze për Mbrojtjen e Mjedisit (SEPA) Bjorn Rissinger, ku diskutuan për progresin e Maqedonisë së Veriut në Kapitullin 27 – mjedisi jetësor dhe klima, si dhe për sfidat me të cilat përballemi në arritjen e Agjendës së Gjelbër,

Marketing

Gjithashtu u diskutua edhe për zonat e mundshme për zhvillimin e mëtejmë të bashkëpunimit, me ç’rast SEPA shprehu interes për mbështetjen e Maqedonisë së Veriut në fushën e mbrojtjes së natyrës, veçanërisht në zhvillimin e zonave të mbrojtura dhe ligatinave të NATURA 2000, për të cilat është në fazën e përgatitjes shënim koncepti.

Marketing
Exit mobile version