Ministri i Ekologjisë Naser Nuredini u bëri thirrje autoriteteve kompetente që të hetojnë nëse në vend janë importuar dhe janë djegur mbetje helmuese. Ai kujtoi se asnjë deponi në Maqedoni nuk e ka një licencë të tillë.
Rasti u alarmua pasi në Bullgari u hap hetim për një kompani për menaxhim me mbeturinat për djegien e mbetjeve helmuese, bashkëpuntor i të cilës është edhe drejtori tashmë i shkarkuar i Drisllas, Goran Angellov.
Asnjë deponi nuk ka një licencë që të importojë mbetje. Nuk është miratuar asnjë licencë nga Ministria e Mjedisit për të importuar mbetje. Nëse kjo ndodh si akt ilegal, Prokuroria duhet të veprojë. Ne do t’i ndihmojmë ato bashkë me doganën që të sigurohemi që kjo të mos ndodhë.
Ata duhet të ekzekutohen nga autoritetet kompetente, nga inspektorët, nga doganat. Ne do të mbështesim ekzuekutivimin e tyre por nuk mund të jemi autoriteti përgjegjës që kontrollon se çfarë importohet në kufij -tha Naser Nuredini, ministër i ambientit.