Ballina Aktuale Nuredini prezantoi ambicien kombëtare për klimën në Samitin e Lidershipit në SHBA

Nuredini prezantoi ambicien kombëtare për klimën në Samitin e Lidershipit në SHBA

Sot, Ministri Nuredini prezantoi ambicien klimatike të Republikës së Maqedonisë së Veriut
në mënyrë vitruale në një tryezë të rrumbullakët ministrore të organizuar nga i Dërguari
Special i Presidentit për Klimën John Kerry, në kuadër të samitit të klimës së lidershipit të
Presidentit të SHBA Joe Biden.

Marketing

Kontributi i rishikuar i vendosur kombëtar në një ulje prej 51% të emisioneve të gazrave
serë, ose 82% reduktim neto deri në 2030, iu paraqit ministrave nga mbi 20 vende të tjera si pjesë e një angazhimi të SHBA për t'u kthyer në mesin e ekonomive kryesore për të arritur neutralitetin e klimës.

Në takim, Ministri theksoi ambicien serioze të vendit tonë si një vend i vogël, por I
ndieshëm ndaj ndryshimeve klimatike, si dhe mbështetjen e nevojshme nga vendet e
zhvilluara për të arritur qëllimet globale.

Exit mobile version