Edhe kjo javë do të vazhdojë të jetë e ngrohtë, bëjnë të ditur nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Por, të nxehtin s’do të mund ta shijojmë shumë gjatë, ngaqë nga java tjetër paralajmërohet ulje e temperaturave dhe reshje të shiut.
Moti nesër dhe deri në fund të javës do të vazhdojnë të jetë me temperatura deri në 29 gradë celsius, duke u shoqëruar me vranësira të vogla dhe me erëra të dobëta.
Temperatura të ngjashme do të ketë edhe gjatë fillimit të javës që vjen.
Ndërkaq, nga e mërkura priten reshje të shiut dhe vranësira.
Nga DPH-ja paralajmërojnë edhe vetëtima, erëra të forta dhe ulje të temperaturave.