Ballina Lajme Maqedoni Nxënësit 2 javë humbin nga mësimi, Milikije Halimi dhe Boris Gjorgjievski nuk...

Nxënësit 2 javë humbin nga mësimi, Milikije Halimi dhe Boris Gjorgjievski nuk ulen për ta zgjidhur problemin

Nxënësit e fshatit Bërnjancë ka dy javë që po humbin nga mësimi. Prindërit nuk po i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë. Kërkojnë hapjen e paraleles në fshatin ku jetojnë. Bërnjanca ka shkollën “Kërste Misirkov” por nuk ka paralele në gjuhën shqipe. E kryetari i Komunës së Gazi Babës Boris Gjorgjievski thotë se ka pasur takim me prindërit por se nuk ka kërkesë formalo-juridike për hapjen e një paralele. Thotë se për këtë problem duhet të interesohet edhe komuna e Haraçinës.

Marketing

“Deri tash në asnjë moment nuk kam kërkesë që është dorëzuar për të mësuar në shkollën Bërnjancë. Nuk kemi një kërkesë të tillë. Kjo është një dëshirë e prindërve dhe nevojë, pajtohem me këtë, ndërsa formalisht nuk ka kërkuar askush. Kemi pasur vetëm takime, por zgjidhje Komuna e Haraçinës duhet të gjejë”, tha Boris Gjorgjievski – kryetar i Komunës së Gazi Babës.

Prindërit thonë se kryetari i Komunës së Gazi Babës Gjorgjievski në takimin para dy muajve nuk ka kërkuar asnjë kërkesë, por se vetëm ka thënë se do të shqyrtohet mundësia, e deri më tani nuk ka asgjë konkrete. E kryetarja e Haraçinës Milikije Halimi nuk përgjigjet fare.

“Neve na duket kjo si një teatër me këto lojërat e tyre. Kur bëjmë kërkesë deri te Komuna e Haraçinës ata thonë se i takon komunës së Gazi Babës. Kur bëjmë kërkesë deri të komuna e Gazi Babës na thonë se i takon komunës së Haraçinës, ndërsa në fakt fëmijët e tonë po hasin në probleme kështu që ne jemi në bojkot. E kuptojmë që fëmijët do të mbesin prapa me procesin edukativo-arsimor mirëpo ne deri në fund se fëmijët nuk do t’i dërgojmë në shkollë”, u shpreh Ekrem Saliu.

Përderisa Komuna e Gazi Babës dhe Haraçinës nuk po ulen bashkë të zgjidhin problemin që ballafaqohen banorët dhe nxënësit e Bërnjancës, ministrja Carovska thotë që nuk është kompetente për këtë.

“Unë mund të ndihmoj gjithçka që është nën ingerencat e imja por kjo nuk është në ingerencat e mija. Bëj apel për dialog konstruktiv në nivel lokal ku do të merren vesh, nëse komuna i realizon të gjitha kërkesat ndaj Ministrisë së Arsimit , ne do ta përkrahim të gjithë këtë proces. Gjithsesi dialogu dhe vendimet duhet t’i bëj komuna”, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska.

Nga Ministria e Arsimit thonë që prindërit të cilët nuk i dërgojnë fëmijët në shkollë do të dënohen. Përderisa institucionet po e hedhin përgjegjësinë dhe ingeracat njëra-tjetrës, nxënësit pësojnë dhe humbin nga procesi mësimor. Deri më tash këta nxënës kanë udhëtuar 4 kilometra deri te shkolla Gjergj Kastriot Skënderbeu në Komunën e Haraçinës.

Exit mobile version