Nxënësit prej sot në pushim dimëror, vetëm 1% e nxënësve të infektuar me Covid 19

Vetëm një përqind e nxënësve edhe mësuesve që ndoqën mësimin me prezenc fizike u infektuan me Kovid 19. Gjysmëvjetori i parë për shkollat fillore dhe të mesme ka përfunduar dhe do të vazhdojë më 21 janar të vitit të ardhëshëm. Nga Ministria e Arsimit thonë se kishte një kërkesë që pushimet të zgjasnin më shumë por nuk ka asnjë arsye për ta zgjatur pushimin sepse sipas informacioneve të tyre, shkollat nuk ishin vende ku u përhap virusi. Në këtë vit ku kishte edhe reforma në arsim për të cilat ka pikpamje të ndryshmë ministrja Carovska shpreson që viti i ardhshëm të jetë më i mirë se i kaluara.
“Uroj që të gjithë së bashku në vitin e ardhëm 2021 të punojmë në krijimin e një arsimi më të mirë dhe më cilësor për cdo fëmijë. Të gjithë së bashku të krijojmë një arsim që investon në zhvillimin personal të secilit nxënës, dhe me këtë edhe në zhvillimin e gjithë shoqërisë sonë.”, tha Ministrja e Arsimit, Milla Carovska.
Këtë vit, gjysmëvjetori i parë filloi një muaj më vonë, dmth më 1 tetor dhe zgjati vetëm tre muaj, ditët e shkollës u ulën nga 180 në 159.
Marketing