Nxënësit shqiptarë do të mësojnë në një shkollë të improvizuar në Idrizovë

Prindërit e 12 nxënësve të fshatit Idrizovë, sot shkuan tek kryetari i komunës së Gazibabës për tu dakorduar se ku do të vazhdojnë mësimin nxënësit deri sa të kryhet ndërtimi i shkollës.

Marketing

Pas një ore mbledhje dolën vetëm prindërit pa kryetarin për të treguar se çfarë u vendos. Prindërit thanë se kanë kërkuar që fëmijët të mësojnë në shkollën Njegosh, por kryetari i Komunës së Gazibabës u ka thënë se nuk ka vend. Ndërsa zgjidhja që janë dakorduar është që të mësojnë në një objekt në Idrizovë ku komuna do të kujdeset për rregullimin e kushteve.

E prindërit kishin marrë premtim nga kryetari se shumë shpejt do të rregullohet objekti që të ketë kushte për fëmijët që të fillojnë mësimin në Idrizovë.

Objekti ku janë dakorduar prindërit dhe kryetari i komunës është objekti ku u mbajt mbledhja mes kryetari të komunës, deputetit Muhamed Zekiri, Artan Grubi dhe ministri i Arsimit Arbër Ademi.

Tre ditë më parë Qeveria solli vendim për ndërtimin e shkollës fillore në Idrizovë.
Ndërsa 12 nxënësit ende nuk kanë filluar ditën e parë të shkollës, për shkak se në shkollën fillore Njegosh nuk lejohet hapja e paraleles shqipe nga klasa e 6 deri të 9.

Marketing