OBSh-ja paralajmëron për rrezikun e shpërthimit biologjik në Sudan

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi për një “rrezik të lartë biologjik” nga një laborator i uzurpuar gjatë luftimeve në Sudan.

Marketing

Zyrtarët thanë se është e paqartë se kush qëndron pas uzurpimit të Laboratorit Kombëtar të Shëndetit Publik në kryeqytetin Kartum, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.

Qyteti, tash e dhjetë ditë, është përfshirë nga luftimet midis ushtrisë dhe grupit paraushtarak, Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF).

OBSH-ja i tha BBC-së se punëtorët nuk mund të hyjnë më në laborator dhe paralajmëroi se ndërprerjet e energjisë elektrike janë duke e bërë të pamundur menaxhimin e duhur të materialit atje.

Zyrtarët thanë se një gamë e gjerë materialesh biologjike dhe kimike ruhen në laborator.

Objekti mban patogjenët e fruthit dhe kolerës, si dhe materiale të tjera të rrezikshme.

Marketing