Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) thotë se 102 vaksina potenciale kundër Covid-19 janë në zhvillim në të gjithë botën, sipas dokumenteve të postuara në faqen e internetit të organizatës.
Tetë nga vaksinat e mundshme janë miratuar për provat klinike. Deri para pak ditësh, të miratuara ishin katër. Grupi shtesë është nga Kina.
Nga grupet e aprovuara për studime klinike tek njerëzit, katër janë nga Kina, një është nga Anglia, një është nga SHBA-të dhe një tjetër është një grup i kombinuar i shkencëtarëve amerikan dhe evropian.
Testimi i Institutit Kombëtar të Shëndetit të Amerikës (NIH) ishte i pari që ndodhi tek njerëzit më 16 mars.