Organizata Botërore e Shëndetësisë shpreson se kriza me Kovid-19 do të kalojë për më pak se dy vjet, deklaroi sot drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Ad’hanom Gebreisus.
Ai shtoi se gripi spanjoll u paraqit në vitin 1918 dhe ka zgjatur dy vjet.
Në botë me koronavirusin e ri janë infektuar 22.986.700 persona, prej të cilëve 799.294 kanë vdekur, ndërsa janë shëruar 15.614.808 njerëz.