OBSH: Mbështesim Maqedoninë e Veriut në forcimin e kujdesit shëndetësor

Në 75-vjetorin e saj, që përkon me Ditën Botërore të Shëndetit, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) nis fushatën “Shëndet për të gjithë”. Sigurimi i shëndetit për të gjithë kërkon shërbime shëndetësore të përballueshme, me cilësi të lartë, një fuqi punëtore të fortë shëndetësore që ofron kujdes me fokus pacientët, si dhe politikat kreatore për të investuar në mbulimin e përgjithshëm shëndetësor.

Marketing

“Përvjetori i OBSH-së paraqet një mundësi për të parë sukseset e arritura në fushën e shëndetit publik në të kaluarën, por edhe për t’u fokusuar në përballen me sfidat e së ardhmes me shkencë, zgjidhje dhe solidaritet, thekson mjeku Ane Johansen, përfaqësuese speciale të OBSH-së në Maqedoninë e Veriut dhe u.d. shefe e zyrës së OBSH-së në Shkup.

OBSH, siç thuhet në njoftim, mbështet Maqedoninë e Veriut në forcimin e kujdesit parësor shëndetësor, i cili është themeli i shëndetit publik. Përmes ekspertizës dhe mbështetjes teknike, OBSH-ja mbështet vendin në tejkalimin e sfidave të identifikuara që pengojnë qasjen e njerëzve në shërbimet e kujdesit shëndetësor.

“Qëllimi ynë është që të gjithë qytetarët në Maqedoninë e Veriut të kenë qasje në kujdes shëndetësor të cilësisë së lartë, pavarësisht nga vendbanimi apo statusi socio-ekonomik”, shton Johansen.