Ekspertët e organizatës Botërore të Shëndetësisë nxorën konkluzionet e tyre mbi hetimin e origjinës së Covid-19 në Vuhan.
Shkencetari kinez Liang në një përmbledhje e të dhënave u shpreh se nuk eshte arritur ende të përcaktohet se nga cila kafshë është përhapur koronavirusi.
“Provat të gjetura në lakuriqët e natës dhe panolinat sugjerojnë që Covid-19 mund te jete shpërndarë nga këta. Por virusi nuk përputhet 100 për qind çfarë sjell ne dyshime se koronavirusi mund te ketë origjinën nga kafshët e tjera siç janë macet. Por nuk ka ende kërkime të mjaftueshme për t’u ditur me siguri. Kërkimi duhet të përqendrohet në mënyrën se si virusi qarkullon në kafshë para se të infektojë njerëzit.”
Edhe pse ekspertet dyshojnë se Vuhani nuk ka qene vendi i parë, ku janë shfaqur rastet me Covid-19 ata shprehen të sigurt qe virusi nuk është përhapur para dhjetorit te 2019.
“Nuk ka asnjë tregues të përhapjes së Sars-Cov-2 në popullatë para dhjetorit 2019 dhe nuk ka prova të mjaftueshme për të përcaktuar nëse ishte përhapur në Wuhan. Ne morëm mostra nga 4500 projekte kërkimore në të gjithë provincën Hubei dhe nuk gjetën shenja të virusit.Ne gjithashtu analizuam të dhënat e farmacive për vitin 2019 për të parë nëse kishte një rritje në shitjet e ilaçeve të kollës dhe ilaçeve të tjerë të lidhur me simptomat e COVID-19, por nuk gjetën prova të mjaftueshme për të treguar transmetimin para dhjetorit.”
Këto rezultate dolën pas afro një muaj hetime në qytetin kinez, ku ekspertët vizituan vendet kryesore, të cilët ishin identifikuar rastet e para.