OBSH prezanton nismën e re globale kundër COVID-19, SHBA nuk merr pjesë

Organizata Botërore e Shëndetit ka punuar me mijëra studiues në të gjithë botën që nga janari në një përpjekje për të mundësuar me shpejtësi zhvillimin e një vaksine kundër COVID-19, thotë drejtori i përgjithshëm i saj, ndërsa njofton fillimin e një skeme të re për të ndihmuar në arritjen e qëllimit.

Marketing

Tedros Adhanom tha se organizata po bashkëpunon me partnerët për të filluar “Përshpejtuesin e akesit në mjetet kundër COVID-19”.

“Bashkëpunimi i rëndësishëm” do të përshpejtojë zhvillimin, prodhimin dhe shpërndarjen e barabartë të vaksinave, diagnostikimeve dhe terapive për Covid-19, tha ai.

Të gjitha vaksinat, diagnostikimet dhe trajtimet e reja kundër koronavirusit duhet të vihen në mënyrë të barabartë në dispozicion për të gjithë në mbarë botën, sipas OBSH.

Tedros Adhanom paralajmëroi se sëmundja është një “kërcënim i përbashkët, të cilin ne vetëm mund ta mposhtim një qasje e përbashkët ”.

“Përvoja na ka mësuar që edhe kur mjetet janë në dispozicion, ato nuk kanë qenë njësoj të disponueshme për të gjithë. Ne nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë ”, shtoi ai.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha gjithashtu në konferencën virtuale se objektivi i një premtimi për përpjekje globale në fillim të majit do të ishte të mblidhnin 7.5 miliardë euro për të rritur punën në parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e COVID-19. “Ky është vetëm një hap i parë, por më shumë do të nevojiten në të ardhmen,” tha ajo.

Shtetet e Bashkuara nuk morë pjesë në prezantimin e iniciativës globale për të shpejtuar zhvillimin, prodhimin dhe shpërndarjen e barnave dhe vaksinave kundër COVID-19, sipas Reuters.

“Nuk do të ketë pjesëmarrje zyrtare të SHBA”, tha një zëdhënës i misionit amerikan në Gjenevë.

“Ne mezi presim të mësojmë më shumë rreth kësaj nisme në mbështetje të bashkëpunimit ndërkombëtar për të zhvilluar sa më shpejt një vaksinë për COVID-19.”, shtoi ai në emialin e dërguar për Reuters.